Numërohen 45.71% % e votave në Hungari, kryeson bindshëm Tisza
Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Hungari janë mbyllur, teksa dalja në votime ishte më e larta ndonjëherë.
Gara kryesore zgjedhore ishte ndërmjet kryeministrit aktual, Viktor Orban, që është që 16 vjet në pushtet, dhe udhëheqësit opozitar, Peter Magyar.
Deri më tani, sipas faqes zyrtare të qendrës së votimit në Hungari, janë numëruar 45.71%, ndërsa prin bindshëm Tisza, që ka sigurar deri më tani 135 ulëse në Kuvendin hungarez.
Ndërsa, Fidesz–KDNP: ka 57 ulëse, kurse Mi Hazank ka vetëm 7 ulëse.




