“Muriqi për Top të Artë”, thirrjet e bashkëlojtarëve pas ndeshjes për sulmuesin kosovar (VIDEO)

“Muriqi për Top të Artë”, thirrjet e bashkëlojtarëve pas ndeshjes për sulmuesin kosovar (VIDEO)

Mallorca ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Rayo Vallecano sot, në ndeshjen e javës së 31-të në La Liga, ku Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor.

Dy golat e realizuara i mundësuan kosovarit të thyej rekordin e legjendësk Samuel Eto’o, duke mbajtur tashmë vendin e parë si golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas, me 55 gola.

Pas ndeshjes, festë e madhe shpërtheu, ku lojtarët dhe tifozët e Mallorcas festuan së bashku.

Në pamjet e publikuara nga klubi në rrjetet sociale, dëgjohet kori i tifozëve dhe bashkëlojtarëve që këndojnë në nder të sulmuesit shqiptar, duke uruar Topin e Artë për të.

Shpërndaje në: