Keir Starmer: Mbretëria e Bashkuar kundërshton bllokadën e porteve iraniane

Keir Starmer: Mbretëria e Bashkuar kundërshton bllokadën e porteve iraniane

Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar “nuk e mbështet një bllokadë” të porteve iraniane.

Ai thotë se reagimi i Britanisë është i fokusuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, sepse “kjo është mënyra se si i ulim sa më shpejt çmimet e energjisë”, shkruan BBC.

I pyetur nëse e konsideron personalisht përgjegjës presidentin amerikan Donald Trump për ndikimin në faturat e energjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Starmer nuk jep një përgjigje të drejtpërdrejtë. Ai thotë se “gjëja më e rëndësishme” që mund të bëjë është të bashkojë vendet për të bërë thirrje për de-përshkallëzim dhe për hapjen e ngushticës.

Ai shton se është Irani ai që ka shkaktuar kufizimet në qarkullimin në Gjirin Persik dhe thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk po tërhiqet në luftë.

Shpërndaje në: