Merz: Nuk u befasova nga vendimi për ndërprerjen e bisedimeve SHBA-Iran në Islamabad

Merz: Nuk u befasova nga vendimi për ndërprerjen e bisedimeve SHBA-Iran në Islamabad

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se kishte pritshmëri të ulëta për bisedimet e mbajtura gjatë fundjavës në Islamabad, Pakistan mes SHBA-së dhe Iranit.

Duke folur në Berlin më herët këtë mëngjes, Merz tha: “Nuk u befasova nga vendimi për t’i ndërprerë bisedimet në Islamabad. Që në fillim, nuk pata përshtypjen se (bisedimet) ishin veçanërisht të përgatitura mirë”.

Merz gjithashtu la të kuptohej se një zgjidhje diplomatike nuk do të jetë një proces i shpejtë dhe theksoi se efektet ekonomike do të vazhdojnë të ndihen për një kohë.

“Ky do të mbetet një proces afatgjatë dhe ne do të vazhdojmë të ndiejmë pasojat e kësaj lufte për një kohë të gjatë, edhe pasi ajo të përfundojë”, shtoi ai.

Merz javën e kaluar ka shprehur rezerva për rezultatin e bisedimeve, duke thënë se mendonte që paqja është ende shumë larg.

Shpërndaje në: