Milani do të dëgjojë ofertat për Leaon, ka disa klube të interesuar për të
“La Gazzetta dello Sport” konfirmon se Milani do të dëgjojë ofertat për Rafael Leãon gjatë verës, duke pretenduar se “kurrë nuk ka qenë më e lehtë” për ta transferuar anësorin portugez: “Manchester United mund të jetë një opsion”, shkruan mediumi italian.
Milani do të jetë i hapur për ofertat për sulmuesin e tyre, Leão, në afatin veror, konfirmon “Gazzetta”, përcjell “Gazeta Express”.
Portugezi u vërshëllye nga tifozët e tij kur u zëvendësua gjatë humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Udineses të shtunën dhe nuk ka shënuar gol që nga 1 marsi.
Leão ka një klauzolë prej 175 milionë euro që mund të aktivizohet nga 1 deri më 15 korrik, por “Rossonerët” janë të vetëdijshëm se asnjë klub nuk do ta paguajë atë shumë për 26-vjeçarin pas një sezoni tjetër me luhatje forme.
E vetmja variabël e madhe mund të vijë nga Kupa e Botës 2026, edhe pse Leão për herë të fundit ka shënuar me kombëtaren në nëntor 2024.
Raportet e mëparshme pretendonin se Milani do të pranonte oferta rreth 50 milionë euro, dhe “Gazzetta” thotë se “kurrë nuk ka qenë më e lehtë” për ta bindur klubin ta shesë anësorin.
Bayern Munichu dhe Barcelona kanë treguar interes më herët, por nuk kanë hyrë në negociata të avancuara me Milanin apo me përfaqësuesit e lojtarit.
Chelsea ka ofruar rreth 80 milionë euro disa vite më parë dhe mund të jetë ende i interesuar, por sipas “Gazzetta”, sidomos Manchester United “mund të jetë një opsion më i fortë se klubet e tjera”.
Kontrata e Leãos në “San Siro” skadon në qershor 2028.
Ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.



