Gjendet pa shenja jete një 36-vjeçar në Shtime
Kanun Veseli, zëdhënës në policinë e Ferizajt, tha se rreth orës 15:15, policia ka pranuar një thirrje nga një qytetar, i cili ka njoftuar se në fshatin Godanc i Epërm – komuna e Shtimes, një person ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Ai tha se menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë dërguar patrulla policore dhe ekipi emergjent nga Shtimja.
“Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete. Më pas, lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore”, tha Veseli për Express.
“Personi i cili ka humbur jetën është L.V., 36 vjeç”, konfirmoi ai.
Veseli tha se “për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar rasti ” Hetim mbi vdekjen””.



