Opta me parashikim ‘të çmendur’ për ndeshjen e sontme Atletic Madrid – Barcelona
Sonte rikthehet magjia e UEFA Champions League, me dy përballje vendimtare që do të përcaktojnë skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni.
Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në çerekfinalet e kompeticionit më prestigjioz për klube, ku gjithçka mbetet e hapur pas ndeshjeve të para.
Në fokus është përballja mes Atletico Madrid dhe FC Barcelona.
Skuadra madrilene vjen me një epërsi të rëndësishme 2-0 nga ndeshja e parë dhe është një hap larg kualifikimit, ndërsa katalanasit synojnë një rikthim spektakolar për të përmbysur gjithçka.Duke përgatitur potencialisht një ndeshje super ofenzive, Opta i jep Barcelonës 50.4% shanse për të fituar ndeshjen e dytë kundër Atlético Madrid.
Në anën tjetër, Atletico Madrid ka 27.1% të shanseve për fitore në ndeshjen e sotme, ndoshta kjo edhe për shkak se ka avantazh nga ndeshja e parë.




