Distria Krasniqi e pandalshme, shkon në finale dhe siguron medalje në Evropianin e xhudos

Distria Krasniqi e pandalshme, shkon në finale dhe siguron medalje në Evropianin e xhudos

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Evropianit të xhudos.

Xhudistja kosovare po tregohet e pandalshme në këtë kompeticion prestigjioz.

Në gjysmëfinale, garuesja pejane e mposhti italianen Odette Giuffrida me “Yuko” në “Golden Score”.

Paraprakisht, kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mposhti çeken Tereza Bodnarova.

E në çerekfinale, “Disi” e mundi polaken Aleksandra Kaleta, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë rast, Krasniqi e siguroi medaljen e argjendtë, por në finale do ta kërkojë të artën.

Në finale, ajo do të përballet me francezen Amandine Buchard.

Shpërndaje në: