Pjesëtari i FIT’it që u rrah para disa ditësh në Podujevë ishte i përfshirë në një incident më herët, kishte sulmuar fizikisht një qytetar

Pjesëtari i FIT’it që u rrah para disa ditësh në Podujevë ishte i përfshirë në një incident më herët, kishte sulmuar fizikisht një qytetar

Bujar Ejupi, pjesëtar i FIT, ishte i përfshirë në një incident para disa ditëve në Podujevë si shkak i një mosmarrëveshjeje në komunikacion, që eskaloi në dhunë fizike mes tij dhe dy qytetarëve. I njëjti kishte probleme të natyrës së njëjtë edhe para dy vitesh.

Pas incidentit, Ejupi ishte shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamje, ku Ejupi para dy vitesh shihet duke sulmuar fizikisht një qytetar që ishte i shoqëruar me një fëmijë, pas një mosmarrëveshjeje verbale.

 

 

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) as në kanalet zyrtare nuk ka njoftuar për ndërmarrjen e ndonjë mase ndaj pjesëtarit të FIT’it, raporton Insajderi, percjell Periskopi.

Shpërndaje në: