Mosveprimi i qeverisë ndaj krizës me çmimet e naftës, Arifi: “Përnjëmend çdo popull ka regjimin që meriton”
Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë masash ndaj rritjes së çmimit të naftës.
Sipas tij, me mosveprimin e ekzekutivt për heqje akcizën dhe TVSH-në, gjendja veçse është rënduar për qytetarët.
Arifi thekson se rritja e çmimit përkthehet në rreth 13 cent më shumë TVSH për çdo litër të shitur.
“Këto mjete u merren qytetarëve pa të drejtë,” ka deklaruar ai.
Ai e krahason Kosovën me vendet e tjera evropiane, që kanë ndërmarrë masa lehtësuese për qytetarët.
“Çdo vend europian ka bërë heqje akcize, zbritje TVSH apo mbështetje financiare,” shkruan Arifi.
“Kryeministri lavdërohet se prapë fiton vota,” përfundon ai.



