Triumfon edhe Distria Krasniqi
Distria Krasniqi e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Poloni.
Pas Majlinda Kelmendit, edhe Distria Krasniqi ka shënuar fitore në raundin e dytë, në kategorinë deri në 52 kilogram.
Ajo e ka mposhtur polaken, Agata Perenc, shkruan Express. Krasniqi në garë për gjysmëfinale do të rrahet me italianen, Odette Giuffrida.



