Vdes tragjikisht medalisti olimpik (Foto)
Xhamajkani i lindur në Britani të Madhe, Germaine Mason i cili ishte fitues i medaljes për kërcim të lartë në lojrat Olimpike ka vdekur në një aksident me motoçikletë, konfirmon policia Xhamajkane.
34-vjeçari, rreth ores 4:20 të mëngjesit, besohet se e ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është përplasur ku edhe ka mbetur i vdekur në vend.
Mason i cili ishte shok i afërt i Usain Bolt, ishte personi i vetëm i përfshirë në këtë aksident.

Kryeministri Xhamajkan, Andreë Holness i shprehu ngushillme të gjithë sportistëve për vdekjen e Germaine.

Mason fitoi medaljen e parë të artë në vitin 2003, në një kërcim prej 2.34 metra në lartësi, para se ta fitonte edhe medaljen e bronztë një vit më pas në Budapest.



