E pabesueshme se ku stërvitet Anderlecht para sfidës me Manchester United (Video)

E pabesueshme se ku stërvitet Anderlecht para sfidës me Manchester United (Video)

Skuadra belge, Anderlecht nuk ka pasur vendin më të mirë në të cilin do të përgatiten për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës me Manchester Unitedin.

Ndërsa “Djajtë e Kuq” janë në gjendje të përdorin plotësisht qendrën e trajnimit të Carringtonit përpara ndeshjes së dytë të tyre në Ligën e Evropës ndaj  Anderlechtin, kampionët belgë u detyruan të improvizojnë kushtet.

Skuadra nga Pro League po kërkon të ndërtojë diçka të mirë pas barazimit 1-1 nga ndeshja e parë në Bruksel, por ambienti në të cilin ata u lanë për të stërvitur në Manchester mungonin kushtet elementare të cilat duhet të përdoreshin.

Lojtarët u vunë re duke punuar në pjesën e Castlefield Park të qytetit të  Manchesterit, me skuadrën që u nda në dy pjesë dhe luanin me një top mbi një gropë në bar, përcjell Telegrafi.

Kandidatët e Ligës së Evropës u gjiruan nga një përkrahës i United, i cili madje iu dëshironte atyre fat të mirë para ndeshjes.

Ndryshe, ndeshja luhet sot(enjte) në Old Trafford me fillim nga ora 21:00.

Shpërndaje në: