Shkencëtarët paralajmërojnë garuesit për ndotje të ujit në Rio, “mbani gojën mbyllur”

Shkencëtarët paralajmërojnë garuesit për ndotje të ujit në Rio, “mbani gojën mbyllur”

Pesë ditë para fillimit të Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro më 5 gusht, sportistët janë këshilluar që të “mbajnë gojën mbyllur”, gjatë garave në ujërat e ndotura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës britanike “The Independent”, mjekët, inxhinierët dhe shkencëtarët nga Brazili pohojnë se pothuajse të gjitha sipërfaqet ujore, në të cilat do të mbahen lojërat sportive olimpike janë të infektuara, dhe për këtë fajësojnë qeverinë.

Policia braziliane më herët, e pakënaqur ndaj qasjes së autoritetve ndaj kësaj strukture të sigurisë, në aeroportin e Rios sportistëve u dëshiruan mirëseardhje me pankarta: “Welcome to Hell” (Mirë se vini në ferr).

Për shkak të kritikave në rritje në drejtim të autoriteteve vendore në lidhje me organizimin e dobët të lojërave, në kohën e krizës më të madhe politike dhe ekonomike në historinë e Brazilit, shkencëtarët thonë se plazhet dhe ujërat në Rio janë aq të ndotura nga mbeturinat, madje edhe nga trupat e njerëzve që është një kërcënim i drejtpërdrejt për 500.000 njerëz që pritet të vijnë në qytet, në muajin gusht.

Sipas gazetës britanike, qeveria braziliane qysh në vitin 2014 premtoi pastrimin e plazheve dhe sipërfaqeve ujore, e cilat kurrë nuk ndodhi.

Inxhinieri komunal Stelberto Soares, përgjegjës për çështjet e shëndetit në Rio, thotë se autoritetet kanë mundur të parandalojnë mbeturinat e mëdha në ujë, por jo edhe të voglat, grimcat e dëmshme. Ai u bëri thirrje sportistëve që gjatë garave në ujë “të mbajnë gojën mbyllur”.

Të njëjtën e thotë edhe 24-vjeçari Afrodite Zegers anëtar i ekipit holandez për lundrim dhe një prej 10.000 sportistëve nga 2015 vende të cilët do të garojnë në Brazil.

“Vetëm duhet të mbajmë gojën mbyllur, kështu na kanë thënë”, thotë Zagers.

Rreth problemit të ndotjes së ujit është njoftuar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili në një deklaratë tha se peër çdo gjë është njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Mediat lokale, duke raportuar rreth këtij problemi, pohojnë se çështjet e kushteve sanitare në Rio “janë problem shumë i madh” për dekada të tëra dhe se këtë herë kjo tërhoqi veëmendjen e opinionit ndërkombëtar për shkak të Olimpiadës dhe sigurisë së garuesve.

 

Shpërndaje në: