Kryeministri Mustafa me një lajm të mirë për xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova!
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa konsideron se me ndarjen e medaljes së Artë për xhudistën Majlinda Kelmendi dhe atë të Bronztë për Nora Gjakovën në Kampioatin Evropian në Poloni, vendi është rikthyer në majat e sportit evropian.
Duke uruar xhudistët për këtë fitore, kryeministri Mustafa bëri me dije se Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, raporton GazetaBlic.com
“Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, e cila do të fillojë të ndërtohet gjatë këtij viti, ku do të stërviten kampionet tona aktuale si dhe brezat e rinj të xhudistëve të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.



