Humb jetën çiklisti i njohur italian

Humb jetën çiklisti i njohur italian

Një lajm i rëndë ka tronditur çiklizmin italian, teksa gjatë mëngjesit të sotëm ka humbur jetën Michele Scarponi.

37-vjeçari është goditur nga një kamion ndërsa stërvitej me biçikletë në Filottrano (Ancona), pranë vendlindjes së tij. Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Federatës Italiane të Çiklizmit, Renato Di Rocco.

“Është një tragjedi e madhe që i ka tronditur të gjithë”, ka thënë ai në daljen tij. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk ka mundur të evitojë ndarjen nga jeta të Scxarponit.

Ai ka fituar “Giro d’Italia” në 2011-ën pas skualifikimit të Alberto Contador-it.

Shpërndaje në: