Messi, gjashtë El Clasico pa shënuar
Ka dy vite e gjysmë që Leo Messi është në krye të listës së golashënuesve të “Klasikes” Real-Barça.
Në prag të ndeshjes Real Madrid-Barcelona, që me shumë mundësi vendos titullin kampion në Spanjë, Messi nuk ka kaluar një javë aspak të mirë. Kundër Juventusit nuk u paraqit në nivelin e tij dhe pa se si Barcelona eliminohej ndaj Juventusit e shoqëruar nga duartrokitjet e publikut të saj.
Gjithsesi, golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, në ndeshje si ajo me Realin do të përpiqet të tregojë se nuk është aspak në rënie.
Ndeshja Real Madrid-Barcelona do të luhet të dielën, në orën 20:45.



