Yjet e Arsenalit subjekt i shumë talljeve, në mesin e tyre edhe Xhaka (Foto)

Yjet e Arsenalit subjekt i shumë talljeve, në mesin e tyre edhe Xhaka (Foto)

Arsene Wenger, Mesut Ozil, Stan Kroenke dhe pjesa tjetër e stafit – janë kritikuar nga tifozët Arsenalit, për formën e keqe të skuadrës në javët e fundit.

 Madje një pjesë e tifozëve kanë bërë shaka duke e fajësuar për rezultate të këqija Hector Bellerinin për vendimin e tij për rritjen e flokëve dhe stilin e lidhjes së tyre në maje.

 Stili i kritikuar i flokëve të Bellerin (Twitter)

Lajmi i mirë është se ai stil i flokëve nuk ekziston më, ndërsa lajmi i keq është se stili i ri është akoma më bizar.

Ky është stili i ri i flokëve të Bellerin (FC Arsenal)

Spanjolli ka vendosur që t’i lidhë flokët bishtaleca, para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës FA kundër Manchester Cityt që zhvillohet të dielën në Wembley.

 Një model i tillë flokësh nuk i ka shkuar as David Beckhamit (Getty)

Dhe shakatë vazhdojnë – ndoshta ky ndryshim do të ndikojë që Topçinjtë ta përfundojnë sezonin në mënyrë të suksesshme duke fituar trofe (FA Cup) dhe duke zënë vendin e katërt në tabelë.

 “Alexis Sanchez dhe Granit Xhaka diskutojnë për stilin e njëjtë të flokëve” (Foto: Stuart MacFarlane)

Shakatë nuk kanë munguar edhe për futbollistët tjerë, ku janë përfshirë edhe Granit Xhaka dhe Alexis Sanchez, për të cilët është thënë se kanë stil të njëjtë flokësh.

Shpërndaje në: