Zidane bën një ndryshim të madh në formacion disa orë para El Clasicos (FOTO)
Zinedine Zidane ka vendosur të luajë me skemën 4-4-2 sonte ndaj Barcelonës.
Trajneri francez do të jetë i hendikepuar, në mungesë të Gareth Bale.
Sipas mediave spanjolle, në vend të Bale do të luajë Isco, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai do të rreshtohet në kraun e majtë të mesfushës, ndërsa ylli tjetër James Rodriguez do të mbetet në bankën rezervë.
Kujtojmë që Reali do të luajë edhe pa dy mbrojtësit, Pepe dhe Raphael Varane.




