Pesë El Clasico historikë (VIDEO)
Real Madrid mundet, ndoshta, ta siguroi titullin pas pesë vjetësh në La Liga, nëse fiton ndeshjen e sotme kundër Barcelonës, që zhvillohet sonte, e diel, në orën 20:45, njofton Klan Kosova.
Real tani është tri pikë para Barcelonës dhe një shkëputje eventuale prej gjashtë pikësh do të ishte e mirëseardhur për ta pasur një fund më të qetë të këtij sezoni.
Por, përpos kësaj ndeshje, ndër vite ka pasur shumë të tilla që kanë vendosur titullin.
Një nga këto ndeshje ishte ajo e vitit 2015 me 22 mars kur Barcelona mposhti Realin 2:1.
Pastaj ajo e 21 prillit në vitin 2012, kur Real kishte fituar 1:2 në Barcelonë.
https://www.youtube.com/watch?v=IkNXcr9IFgk
Tjetër ndeshje kruciale për të vendosur garën për titull ishte edhe ajo e 10 prillit në 2010 të cilën e kishte fituar Barcelona në Bernabeu 0:2.
https://www.youtube.com/watch?v=hkL-lbf4tLI
Shumë kush e mbanë mend edhe fitoren e thellë të Barcelonës 6:2 e zhvilluar me dy maj 2009.
https://www.youtube.com/watch?v=RXeoU4K8UpY
Dhe, po ashtu, nuk bën të harrohet superndeshja e vitit 2007 kur Messi kishte shënuar tre-golësh – golat e tij të parë në El Clasico – në ndeshjen që kishte përfunduar 3:3.
https://www.youtube.com/watch?v=fygu6jXFp1U



