Bernard Berisha përleshet me sigurimin për një tifoz të skuadrës së tij
Mesfushori kosovar Bernard Berisha, aktivizohet në Rusi te skuadra e Anzhit. Para dy ditësh, Berisha ka bërë një gjest të madh në fund të ndeshjes kundër CSKA Moskës.
Një tifoz i Anzhit u fut në fushë në përfundim të takimit për të takuar futbollistët, por rojet e sigurisë ndërhynë duke e kapur tifozin.
Në atë moment Berisha sulet me vrap drejt rojes që kishte kapur tifozin. Bashkë me portierin e skuadrës Berisha e shoqëroi tifozin jashtë fushës.



