Festa e Neymarit nga shtëpia pas fitores në El Clasico (Video)
Me dy golat nga Lionel Messi dhe një nga Ivan Rakitic, El Clasico e fundit për sezonin 2016/17 i takoi Barcelonës.
Katalunasit fituan me rezultat 2-3 ndaj Real Madridit në La Liga.
Edhe pse mysafirët në këtë takim ishin pa Neymarin e suspenduar, kjo nuk i ndali ata që të korrin fitore.
Braziliani festoi këtë fitore nga shtëpia dhe normalisht që nuk mungoi festimi i famshëm ‘dab’.
Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në pozitën e parë në La Liga, me pikë të njëjta me Realin, por me një ndeshje më shumë.
https://twitter.com/Gmoneymoney/status/856307287044087808?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffesta-e-neymarit-nga-shtepia-pas-fitores-ne-el-clasico-video%2F
https://twitter.com/Neymarvellous/status/856248520747233281?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffesta-e-neymarit-nga-shtepia-pas-fitores-ne-el-clasico-video%2F



