Statistikat e frikshme të Lionel Messit (Foto)
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur shifrën e 500 golave me fanelën e Barcelonës, në fitoren e së dielës kundër Real Madrid.
Messi arriti të thyej edhe një rekord, ku arriti të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, në El Clasico, duke kaluar Alfredo Di Stefano, transmeton Periskopi.

Messi poashtu e ngriti rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Barcelonës, duke shënuar 268 gola më shumë se rivali i tij më i afërt – Cesar.

Argjentinasi ka shënuar 36 tregolësha deri më tani, 10 nga të cilët i arriti në sezonin 2011-12, në të cilin shënoi 73 gola në 60 ndeshje në të gjitha garat. /Periskopi/




