Si u festua goli i Messit në Lushnjë, çmendet tifozi (Video)
Barcelona është një ndër skuadrat me më shumë tifozë në të gjithë botën, dhe sigurisht me një numër të konsiderueshëm edhe në Shqipëri.
Ndeshja e djeshme kundër Reali Madridit është pritur me shumë ankth edhe nga disa tifozë në një lokal të Lushnjës.
Në momentin e golit të fitores që u realizua nga Messi, shihet qartë festa e lushnjarëve, por njëri prej tyre feston si i çmendur duke bërë disa gjeste ndaj një tifozi madrilen.
Video është publikuar nga “JOQ” dhe po bën xhiron në rrjetet sociale. /albeu.com



