Gigi festoi dje ditëlindjen, ky është urimi special i të dashurit (FOTO)
Dje modelja e njohur Gigi Hadid ka festuar ditëlindjen, ku mori shumë dhurata dhe urime nga ndjekësit e saj dhe të afërmit, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa urimin më të veçantë i erdhi nga i dashuri i saj, Zayn Malik.
Përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në Instagram, në të cilin shihet Zayn duke puthur Gigin, ai zgjodhi ta urojë atë me fjalët më të ëmbla.
“Urime ditëlindjen gjithçka e imja” janë fjalët uruese të këngëtarit.




