Klitschko: Jam krenar që do të boksojë kundër Joshuas (Foto/Video)

Klitschko: Jam krenar që do të boksojë kundër Joshuas (Foto/Video)

Meçi i ‘shekullit’ po afrohet çdo ditë e më shumë, e shtunë, 29 prill do të boksojnë dy titanët e boksit në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Vladimir Klitschko.

Joshua dhe Klitschko janë të vetmit bokser që kanë shfaqur respekt për njëri-tjetrin në prag të ballafaqimit të tyre, një gjë që rrallet shihet te bokserët .

They have taken a respectful approach to the build up of their heavyweight fight at Wembley

Joshua dhe Klitschko kanë shfaqur respekt të njëri-tjetrin

 

Vladimir Klitschko dhe Anthony Joshua duhet t’ia kalojnë mirë me njëri tjetrin, sepse kjo është në të mirë të njëri tjetrit dhe botës së boksit në përgjithësi.

Kështu mendon ukrainasi Klitchsko në prag të ndeshjes së të shtunës që do të mbahet në stadiumin Wembley që do të jenë mbi 90,000 mijë tifoz të pranishëm, transmeton Periskopi.

The fight sold out Wembley within two hours of going on sale and is set to break PPV records

Brenda dy orëve ishin shitur të gjitha biletat dhe ky meç pritet të thyej rekord sa i përket tifozëve të pranishëm

 

Edhe pse presioni i fitores është i lartë, Klitschko dhe Joshua kanë marrëdhënie të mira dhe po bëhen shembull për të gjithë.

“Mënyra se si jemi duke e promovuar ndeshjen përqon mesazh të madh. Duke qenë pozitiv dhe duke respektuar njëri tjetrin do të mund të mbushim stadiumin Wembley.” – tha Klitchsko.

Klitschko says he is 'proud' of their dignified promotion of the superfight on Saturday

Klitschko thotë se është krenar se si e kanë promovuar supermeçin e së shtunës

 

‘Qëndrimi ynë dhe respekti për njëri tjetrin po bëhet shembull për gjeneratat e reja sportive. Si një sport i dhunshëm që është boksi, neve na duhet të kemi respektin e ndersjellë për njëri tjetrin dhe të gjitha qëndrimet dhe mesazhet tjera janë të gabuara, shtoi bokseri ukrainas.

‘Jam falenderues që jam pjesë e sportit dhe boksit dhe unë provoj të jap të gjithë respektin që ky sport meriton’, përfundoi Klitscko /Periskopi/

Shpërndaje në: