Pique dhe Ramos “luftë” deklaratash pas ndeshjes

Pique dhe Ramos “luftë” deklaratash pas ndeshjes

Gerard Pique dhe Sergio Ramos e vazhduan sfidën e tyre edhe pas ndeshjes me deklaratat që dhanë për mediat spanjolle.

Mbrojtësi i katalanasve mendon se ndëshkimi i Ramos me karton të kuq ishte shumë i drejtë.

“Me siguri që kur të shkojë në shtëpi dhe ta shohë me qetësi aksionin, do e kuptojë që ishte për karton të kuq. Ndërhyri me të dyja këmbët, pa pasur asnjë mundësi për të kapur topin. Nuk ka diskutim fare. Puna është se janë mësuar me arbitra që i lejojnë të luajnë ashpër dhe kur nuk i lejojnë, reagojnë kështu si po reagojnë”, tha Pique.

Nuk ka vonuar as përgjigja e mbrojtësit Sergio Ramos, i cili i ka kujtuar edhe njëherë sfidën ndaj PSG-së.

“Pique ka qejf të flasë për arbitrat, por harron ndeshjen ndaj PSG-së. Meritoja një karton të verdhë, jo të kuq. Ndërhyrja ime ishte me vonesë, por nuk ka fare kontakt. Nuk kisha qëllim të dëmtoja kundërshtarin. Mendoj se arbitri e teproi”, tha Ramos.

 

Shpërndaje në: