Chelsea largon në huazim Baba Rahmanin
Schalke është përforcuar për një sezon me mbrojtësin e Chelseat, Baba Rahman, transmeton Koha.net.
Ganezi ka kryer me sukses testet mjekësore me klubin nga Bundesliga për ta kompletuar huazimin e tij një vjeçar te Schalke, e cila raportohet se ka paguar për këtë huazim 500 mijë euro.
Rahman ishte bashkuar me Chelsean më 2015, duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare, por 22 vjeçari kishte bërë vetëm 11 paraqitje në Premier Ligë.



