City konfirmon Sanen
Manchester City ka konfirmuar transferimin e anësorit Leroy Sane nga skuadra e Schalkes.
Gjermani ka shënuar kontratë pesë vjeçare me klubin anglez, transmeton Koha.net. Ai është shprehur i lumtur për këtë transferim.
“Ndjehem vërtet mirë, jam shumë i lumtur që jam këtu. Tani mund të vendosem këtu në Manchester dhe të luaj për Cityn”, është shprehur Sane.



