Agjenti i FIFA-s konfirmon marrëveshjen e Atleticos me gjigantin evropian për Griezmann
Manchester United gjithnjë e më shumë po lidhet yllin francez të Altetico Madridit, Antoine Greizman.
Sipas agjentit të FIFA-s, Vincent Rodriguez që merret me transfere ka bërë të ditur se ‘djajtë e kuq’ dhe Atl.Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e Greizman në OldTrafford, transmeton Periskopi.
Ai në rrjetin e tij social Tëitter ka postuar se të dy klubet kanë marrëveshje dhe se francezi në verë do të kalojë në Premier Ligë.
Ndërkohë, vetë Griezmann ka theksuar disa herë që është i lumtur te Atletico dhe që s’dëshiron të largohet. /Periskopi/



