Man United të paguajë Monacon edhe 10 milion, mësoni arsyen

Man United të paguajë Monacon edhe 10 milion, mësoni arsyen

Anthony Martial ishte vendimtar për Manchester Unitedin në fitoren 0-2 kundër Burnleyt.

 Francezi kontribuoi në këtë takim me një gol dhe një asistim për Wayne Rooneyn.

Goli i realizuar prej reprezentuesit francez i ka ‘nxjerr’ punë skuadrën angleze pasi që sipas klauzolës, Djajtë e Kuq janë të detyruar të ndajnë edhe 10 milionë euro Monacos në momentin që Martial të arrinte kuotën e 25 golave, transmeton Telegrafi.

Tani anglezët shpresojnë që sulmuesi të vazhdojë të gjejë rrjetën me rregullsi për t’i ndihmuar drejt sigurimit të Ligës së Kampioneve në mënyrë që të shlyejnë këtë shifër.

Shpërndaje në: