Hakon llogaritë e militantëve të ISIS-it dhe poston pornografi homoseksuale
Një haker ka postuar fotografi pornografike dhe homoseksuale në më shumë se 250 llogari të Twitter-it, që i takojnë organizatës terroriste ISIS.
Hakeri i cili njihet me emrin ‘WauchalaGhost’ e ka bërë këtë si kundërshtim ndaj ISIS-it dhe asaj që ata e urrejnë. Ai, më pas, për këtë veprim është kërcënuar me prerje koke, shkruan Periskopi.
Ky haker e ndërmori këtë veprim pas sulmeve të klubit të natës në Orlando. Ai i zëvendësoi qindra profile pro ISIS-it me foto dhe mesazhe pro LBTG-s. /Periskopi/



