Joshua e befason trajnerin e tij, ja sa kushtoi dhurata (Foto/Video)
Bokseri anglez, Anthony Joshua ka bërë një gjest shumë të mirë, pasi ka vizituar trajnerin e tij të parë në karrierën e tij, transmeton Periskopi.
Joshua rrugëtimin e tij si bokser e kishte filluar në klubin e boksit amater në Finchley, në very të Londrës.

Kampioni i peshave të rënda në IBF i ka bërë një dhuratë trajnerit të tij të parë, Sean Murphy. Ai ia ka blerë një veturë lukzose të tipit BMË M6 në vlerë 58 mijë funte.

Ky tip i BMW 640D M Sport Coupe arrin shpejtësin deri në 155 kmh.


Joshua kishte vendosur qe emrin e trajnerit të tij të shkruante edhe në targa e veturës. Sean Murphy është një ish bokser profesionist.
Murphy reagoi me habi kur e kuptoi se Joshua i kishte blerë një veturë. ‘Çka dreçi është kjo? Q**’ , tha Murphy.

‘Nuk do të mundem ta vozisë, më frikëson’, ishe reagimi i Murphy.
Ndërsa Joshua me shaka i tha se: Ekziston një kontratë që shkruan se nuk mund ta shitësh brenda gjashtë javësh’.

Karriera e Murphy ishte e shkurtër, vetëm tetë vjetë, ku zhvilloi 25 meçe duke i fituar 22 prej tyre.

Murphy po ashtu tha se e mban në mend kur Joshua i kishte thënë se do të kujdesem për ty por kërkesa e vetme e ish trajnerit të Joshuas është që ai të fiton titullin e kampionit të botës. /Periskopi/



