Nesër ditë vendimtare për karrierën e Zlatan Ibrahimoviç
Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic po përballet me një lëndim të rëndë që mund t’i kushtoj me karrierën.
Suedezi nesër do t’i nënshtrohet operacionit në gjurin e tij të djathtë, ku e lëndoi në çerekfinale të Evropa Ligës kundër Anderlechtit.
35 vjeçari e ka konfirmuar se drama e tij te Manchesteri ka përfunduar, mirëpo po shpreson që karrierën e tij ta vazhdojë në MLS.
Mirëpo vendimi për të ardhmen e tij do të merret pas operimit që do ta kryej në SHBA.



