Juventus shet mesfushorin e njohur (Foto)
Juventus ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Mario Lemina do të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori konsiderohej si anëtar i rëndësishëm i ekipit.
Por, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta shesin pas përfundimit të këtij sezoni, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
Lemina nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Andaj, ai do të gjejë një skuadër të re për edicionin e ardhshëm.




