Gruaja e Jamesit zbulon klubin e tij për sezonin e ri (Foto)
Bashkëshortja e futbollistit kolumbian James Rodriguez ka zbuluar të ardhmen e bashkërshortit të saj.
Sipas saj James nuk do të largohet nga Real Madrid.
Gruaja e tij, Daniela Ospina ka bërë të ditur se mesfushori nuk planifikon të braktis gjigantin madrilen.
“James është shumë i përqendruar, është një vendim personal”, deklaroi Ospina për “AS”.

“Ai është i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë në Real Madrid”, shtoi ajo.
“Edhe unë e dua Madridin, jam shumë e lumtur në Spanjë dhe dua të mbetemi këtu”, u shpreh Ospina. /Periskopi/



