Gjyqtari kishte nxjerrë të verdhin, por pas protestave të Barçës ia tregoi të kuqin Ramosit (Foto)
Barcelona ka triumfuar në sekondat e fundit kundër Real Madridit me rezultat 3-2.
E figura tragjike e el Clasicos ishte mbrojtësi spanjoll i madrilenëve, Sergio Ramos.
Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë kundër Lionel Messit.
Mirëpo televizioni i mirënjohur amerikan “ESPN” ka kapur një moment mjaft interesant para ndëshkimit të qendërmbrojtësit.
https://youtu.be/7N39D3TTSeU
Fillimisht, gjyqtari Abel Hernandez kishte nxjerrë kartonin e verdhë, por pas presionit dhe protestave të futbollistëve të Barcelonës, ai nxori të kuqin për Ramosin, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, gjyqtari nuk ka dhënë ndonjë shpjegim rreth këtij momenti duke e lënë në heshtje.




