Zbulohen pagat e Shkëlzen Gashit dhe Hykës në MLS
Shqipëria në MLS përfaqësohet nga dy lojtarë: Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka. Lojtari më i paguar n kampionatin amerikan është Ricardo Kaka, i cili përfiton rreth 7,2 milionë dollarë me Orlandon dhe për të tretin vit radhazi është lojtari më i paguar në kampionatin amerikan.
Për sa i takon futbollistëve shqiptarë, sipas të dhënave zyrtare Shkëlzen Gashi paguhet rreth 1,7 milionë dollarë. Sulmuesi është lojtari i dytë më i paguar i Colorado Rapids, i lënë pas vetëm nga portieri Tim Howard, pagesa vjetore e të cilit arrin kuotën e afro 2,5 milionë dollarëve.
Nuk mund të ankohet as Jahmir Hyka, i transferuar në merkaton e Janarit te San Jose Earthquakes. Mesfushori shtatshkurtër përfiton 520 mijë dollarë në vit, duke përfshirë edhe bonuset.



