Krasniqi pranon humbjen, por ka edhe një ankesë në llogari të gjyqtarit

Krasniqi pranon humbjen, por ka edhe një ankesë në llogari të gjyqtarit

Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi ka reaguar në Facebook për humbjen që e pësoi nga boksieri armen Arthur Abraham, i cili tani i bëhet e mundshme që të garojë për titullin WBO.

Në një status në FB Krasniqi ka thënë se e pranon humbjen mirëpo është ankuar në disa goditje të palejueshme të Abrahamit, të cilat sipas boksierit shqiptar, nuk i takojnë boksit.

“Miq të dashur, ju falënderoj nga ZEMRA për mbështetjen tuaj madhështore në duelin më të madh të karrierës time. Abraham të shtunën fitoi me 1 ose 2 raunde epërsi ndaj meje dhe ia uroj fitoren, por ai shpesh-herë përdori goditje të palejueshme që nuk i takojnë sportit të boksit.

Megjithatë e pranoj humbjen dhe do të mësoj shumë nga ajo”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund Krasniqi ka premtuar se do të rikthehet edhe më i fuqishëm.

Shpërndaje në: