Lorik Cana, kapiteni që “vodhi” zemrat e shqiptarëve
15 vjet më parë Lorik Cana zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi. Për një djalosh që luante te PSG në Francë dhe kërkohej nga dy kombëtare të mëdha, Zvicra dhe Franca kjo ishte një çështje zemre.
Kuqezinjtë kurrë nuk kishin qenë pjesë të një kompeticioni të rëndësishëm asnjëherë. Ndeshja e parë dhe pse një miqësore e panjohur nga FIFA, ishte një ndeshje zemre ashtu si zgjedhja e tij, me Lorikun që luajti përballë Kosovës me Shqipërinë. Në krye të skuadrës ishte një trajner italian, Beppe Dossena.
Gjithsesi për herë të parë në fushë në një ndeshje zyrtare do ta shikonim ndaj Zvicrës, vendit ku luajti në rininë e tij. Që nga ai moment, Cana nuk do të ndalej më duke thyer dhe rekordin e futbollistit me më shumë ndeshje në kombëtare. 15 vjet më parë, ëndrra e tij ishte të çonte Shqipërinë në Europian, dhe në moshën 32 vjeçare, arriti ta bëjë ëndrrën realitet.
Ai përqafim në fund të ndeshjes me Armeninë me presidentin e FSHF, Armand Duka, ishte një shpërthim lumturie, për një dëshirë që Loriku e besonte se mund të realizohej dhe atëherë kur të gjithëve i dukej e pamundur. Dhe nuk është çudi që në Shqipërinë e sotme, fëmijët një ditë duan të bëhen pikërisht si ai.
Loriku udhëhoqi përfaqësuesen shqiptare në Europianin e Francës, por fati nuk ishte me të. Që në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, duke humbur sfidën e karreirës ndaj Francës. Ndaj Rumanisë, ai pranoi zgjedhjen e trajnerit për të qëndruar në stol. Cana është padyshim një lider, i cili zgjodhi zemrën para mendjes.



