Lëndohet kapiteni i Kosovës (FOTO)
Samir Ujkani është lënduar në stërvitje me skuadrën e tij Pisa.
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka njoftuar se ka pësuar një lëndim, por nesër do ta merr vesh shkallën e lëndimit.
Ai po ashtu ka falënderuar tifozët e Pisas, për mesazhet që ia kanë dërguar.
“Dua të falënderojë tifozët e Pisa, për gjithë atë dashuri që kanë treguar, më shumë se çdo herë tjetër në karrierë. Nesër do të kryej testet mjekësore, për të kuptuar shkallën e lëndimit tim. Faleminderit të gjithëve. Forca Pisa”, shkruan Ujkani në Facebook.




