FFK vendos: Dënon trajnerin, liron kryetarin e Ballkanit

FFK vendos: Dënon trajnerin, liron kryetarin e Ballkanit

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që ta lirojë nga akuzat Forim Kryeziun – kryetar i KF Ballkani dhe ta dënojë trajnerin e kësaj skuadre, Gëzim Hasi.

Javë më parë futbolli i vendit u trondit nga një video, që tregonte se si kurisen ndeshjet e ligës elite – në këtë rast qe kurdisur ndeshja e Ballkanit me Ramiz Sadikun.

Vendimi:

FLORIM KRYEZIU; kryetar në klubin e futbollit”BALLKANI”nga Suhareka në procedure të pezullimit nga mbledhja e Komisionit disiplinor 12.04.2017 në mungesë të fakteve – provave lidhur me rastin;

Lirohet

Nga procedura e pezullimit dhe i njëjti mund të vazhdojë aktivitetin e tij në klub lidhur me ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

GEZIM HASI; kryetrajner në klubin e futbollit”BALLKANI”nga Suhareka në procedure të pezullimit nga mbledhja e Komisionit disiplinor datë 12.04.2017 (shkelje e kodit sportiv) lidhur me ndeshjen e përfolur në tentim të kurdisjes së rezultatit: RAMIZ SADIKU – BALLKANI e zhvilluar në Prishtinë (raportet plotësuese dhe deklaratat e kërkuara)

Denohet

Me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për 4 ( katër ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.

Shpërndaje në: