Dafina Zeqiri publikon fotografi intime teksa puthet nga i dashuri (Foto)
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ende po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit “Four Sesons”, me të cilin depërtoi edhe në tregun ndërkombëtar.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft intime në InstaStory, ku shfaqet duke puthur të dashurin e saj Josen.
Këtë lidhje Dafina e ka mbajtur shumë për vete duke mos dashur të publikojë shpesh fotografi me Jones në rrjetet sociale, mirëpo duket se këtë herë ajo vendosi të thyejë akullin duke publikuar një imazh i cili tregon dashurinë e madhe të tyre.




