Eto’o zbulon fjalimin para finales së Championsit ndaj Bayernit 7 vite më parë

Eto’o zbulon fjalimin para finales së Championsit ndaj Bayernit 7 vite më parë

Kanë pothuajse 7 vite që nga fitorja e fundit e Ligës së Kampionëve nga Interi, një moment i paharrueshëm për Jose Mourinhon.

Është thënë çdo gjë nga ajo mbrëmje, por tashmë është zbuluar dhe fjalimi që ka mbajtur Jose Mourinho në dhomat e zhveshjes pak para se ekipi i tij të futej në fushën e lojës ndaj Bayernit.

Detajet i ka dhënë Samuel Eto’o në një program televiziv, ‘E poi c’è Cattelan’ duke treguar dhe se si i kishte motivuar shokët e skuadrës.

“Mourinho bëri diçka që shumë pak do ta kishin bërë. Mbajti fjalimin e tij përpara grupit dhe më pas tha: ‘tani Samuel do të na thotë se si do të fitojmë sot’ dhe për këtë duhet ta falënderoj. Në finale fiton ai që zbret në fushë për të fituar, jo ai që futet në fushë për të luajtur”, u shpreh Mourinho.

Më tej Eto’o tregon dhe detaje të tjera.

“Çdo njëri prej nesh mendonte për sa shumë kishim vuajtur për të arritur në atë pikë, duke fituar kundër Chelsea dhe Barcelona, për të mbërritur aty ku nuk arrinte prej 40 vitesh. U thashë se kisha luajtur shumë finale, por ajo ishte më specialja. Duhej të bënim diçka për një publik që e meritonte.

‘Ose vdesim në fushë dhe marrim kupën në shtëpi, ose vdesim se nuk kthehemi në Milano me kupën’, këtë thashë dhe për fat gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Samuel Eto’o.

Shpërndaje në: