Diego Simeone vendos për çekun e bardhë të Interit

Diego Simeone vendos për çekun e bardhë të Interit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka refuzuar çekun e bardhë të ofruar nga Inter për të marrë drejtimin për në sezonin e ardhshëm.

E përditshmja spanjolle “Marca” e cila raporton se strategu argjentinas nuk dëshiron që të largohet nga “Los Colchoneros.

Drejtori sportiv i Interit, Pier Ausilio ka qenë në Madrid për të takuar strategun argjentinas. Simeone ka vendosur që të vazhdojë aventurë tashmë në stadiumin “Wanda Metropolitan” nga sezoni i ardhshëm, duke qenë një lider i vërtetë në ekipin spanjoll.

Simeone ishte përmendur si kandidat për pasardhës të Stefano Piolit i cili në fund të sezonit do të largohet nga zikaltërit. Tashmë drejtuesit zikaltër duhet të përqendrohen më shumë në tratativat për të arritur një akord me Spalletin, kandidatin tjetër potencial.

Shpërndaje në: