3 ditë afat, Bajerni pranë blerjes së futbollistit të njohur
Bajerni i Mynihut ka tre ditë kohë për të blerë përfundimisht kartonin e Kinglsey Coman.
21 milionë euro është klauzola që i është vendosur Bajernit në rast se dëshiron të përfundojë me sukses transferimin e francezit.
Por klubi i Bajernit ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë zyrtarisht me Coman i cili me ndryshimet taktike të Ancelottit nuk po gjen hapësirë në formacionin titullar.
Kujtojmë që Coman u transferua nga bardhezinjtë me parametër zero nga PSG në 2014-ën dhe në 30 prill skadon e drejta e bavarezëve për të blerë lojtarin. 



