E tmerrshme, tifozit të Tottenhamit i thyhet kafka

E tmerrshme, tifozit të Tottenhamit i thyhet kafka

Ndodh që humbja të errëson gjykimin… Viktimë e kësaj shprehjeje ka mbetur një tifoz i Tottenham-it. Michael Völler ka mbetur me nofull të thyer, dëmtime në sy dhe kafkë pas një sulmi të tifozëve të skuadrës së tij.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të një keqkuptimi pasi tifozët e Totthenham-it e kanë ngatërruar 23-vjecarin me një fans të Chelsea-t.

 

Voller që ka punuar më parë si mirëmbajtës në qendrën stërvitore të Spurs-ave, është sulmuar ndërsa ka qenë duke u larguar nga “Ëembley” pasi ndoqi ndeshjen e gjysmëfinales së FA Cup, Chelsea-Tottenham 4-2, të shtunën.

Tashmë Mr. Völler ka lënë spitalin, por ai ende ka nevojë për kujdesin e mjekëve të cilët druhen se ka pësuar një dëmtim të përhershëm të shikimit.

 

 

Shpërndaje në: