Mourinho i vendosur pas yllit të Realit

Mourinho i vendosur pas yllit të Realit

Sipas raporteve të medieve në Spanjë, menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka bërë një thirrje personale ndaj sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata.

Alvaro Morata është bërë objektiv real i shumë skuadrave të mëdha evropiane shkaku i minutave të paktë nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Sipas asaj që raporton mediumi Cadena Ser, bosi i Unitedit është i vetëdijshëm se spanjolli ka ndarë mendjen e tij për largim nga Bernabeu këtë verë, pavarësisht se u kthye në klub vetëm verën e kaluar nga kampionët italianë të Juventusit, përcjell Telegrafi.

Klubi i madh anglez ishte i lidhur me një numër yjesh përfshirë Antoine Griezmann të Atletico Madridit, yllin e talentuar të Monacos, Kylian Mbappe dhe së fundmi edhe me sulmuesin italian të Torinos, Andre Belotti.

Raporti i mediumit spanjoll ësghtë i paqartë nëse David De Gea do të përfshihet në negociata pas rritjes së spekulimeve se portieri spanjoll dëshiron një kthim në Madrid.

Shpërndaje në: