E çuditshme, Ramos i dhuroi fanelën gjyqtarit para El Clasicos (Foto)
Mediat spanjolle kanë treguar një histori interesante që ndodhi para ndeshjes së fundjavës së kaluar, “ El Clasicos” në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.
Jo vetëm kaq, por Ramos gjithashtu i ka vënë një shënim të shkruar me dorë së bashku me dhuratën e ofruar, transmeton telegrafi. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që dëgjojnë këso tregime këtë sezon rreth dhuratave të Real Madridit që i bëjnë gjyqtarëve.
Në shkurt të këtij vitit, pas rikthimit të Real Madridit në fitoren 3-2 në Villarreal, presidenti i “Nëndetëses së Verdhë”, Fernando Roig, i tha medieve se ai pa gjyqtarin Jesus Gil Manzano të largohet nga stadiumi me çanta dhe mallra të Real Madridit.




