Përgatitjet e fundit para meçit, Klitschko – Joshua (Foto)
Vladimir Klitschko gjendet para një meçi tepër të rëndësishëm. Boksieri 41-vjeçar në rast humbjeje nga 27-vjeçari britanik Anthony Joshua mund edhe ta përfundojë karrierën.
Për këtë arsye, ai përveç përgatitjes në aspektin sportiv, është duke bërë edhe “luftë speciale” jashtë ringut. “Do ta vendos një USB nën mantelin e tij. Aty gjendet edhe prognoza rreth fituesit të meçit, por aty shkruan: ‘Mos e hap para përfundimit të luftës”, ka thënë Klitschko.


Mirëpo, kjo nuk i ka bërë përshtypje rivalit të tij. “Nuk më interesojnë gjërat e tilla. Në fakt, meçi është shumë më i rëndësishëm për të, transmeton zeri. Nëse pëson humbje, me siguri do të thotë edhe fund i karrierës, ndërsa unë jam i ri dhe kam ende shumë kohë”, është shprehur Joshua.


I pyetur se si do të reagonte në rast humbjeje, ai është përgjigjur: “Vërtet nuk e di, nuk kam humbur kurrë dhe nuk e di si është ajoi ndjenjë”. Në 10 ditët e fundit, Joshua i është nënshtruar testit anti-doping plot 12 herë, gjashtë më tepër se Klitschko.



